
Shifrat e ulëta të përdorimit masiv të parasë cash kanë nxitur qeverinë shqiptare që në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe Mastercardin të vënë në zbatim një program, përmes të cilit synohet reduktimi i informalitetit.
“Posi”, është projekti që merr udhë duke nisur nga 1 Maji, e që parashikon përshpejtim të shtimit të pagesave elektronike në vend.
“Këtë proces ta bëjmë butë, të mos hymë në një faze të re të sjelljes së qytetarëve me bizneset, me imponim dhe masa shtrënguese por me një ftesë per bashkëpunim që mastercardi e materializon me këtë program duke shpërndarë 4750 terminale pagese”, tha Rama.
Edi Rama shprehet i bindur se dixhitalizimi jo vetëm modernizon, por edhe përshpejton rritjen ekonomike, veccanërisht pas statistikave të bëra sipas tij nga Masterkard në sektorin e turizmit, që e rendit Shqipërinë destinancionin e tretë më të preferuar në botë për t’u vizituar pas Mynihut e Tokios.
“Rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar 5 mld, vetem 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti. Dhe kjo tregon sa i madh është boshllëku dhe sa shume para që si takojnë atyre që i mbajnë ti shkojnë mbparsht qyt per tvsh dhe taksave, gje qe besojme se dixhitalizimi I pagesave është instrumenti më i drejtpërdrejtë”, tha Rama.
Për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë rritja e shërbimit të pagesave dixhitale, përkthehet në më shumë kursim për ekonominë. Ndaj ai ftoi bankat e nivelit të dytë ta mbështesin këtë project.
“Në 4 vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur 400% ose tre herë më shumë. Nëse kryehen me kartë në masën 70% do kurseshehsin rreth 8 mln leke, ftoj bankat të marrin pjesë në këtë projekt”, tha Sejko.
Detajet se ku do të shtrihet ky projekt i dha Presidenti i mastercardit për Europën.
“Programi nis më 1 Maj 2025, ai do mbështesë tregtarët në dyqane, restorante, hotele, bar kafetë, taksitë me terminal më të aksesueshëm të pagesave përmes partnerëve tanë bankare”, tha Presidenti i Mastercard për Europën.
Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri vetëm 40% e kompanive kanë pajisje Pos, ndërsa 90.6% e pagesave në vendin tonë kryhen kesh.
Tv Klan