
Establishmenti i demokratëve amerikane zbriti në Hamptons këtë fundjavë për një lloj dasme politike mbretërore që bashkoi botën e politikës, së parave të mëdha, por edhe të njerëzve të brendshëm të epokës “Clinton”. Kështu e nis New York Times një shkrim të gjatë për dasmën e Alex Soros, djalit të George Soros, mbështetësit më bujar të Partisë Demokrate dhe Huma Abedin, një ndihmëse politike e cila është përshkruar si pothuajse një vajzë e Hillary Clinton, ish-zonjës së parë dhe sekretares së shtetit.
Dasma u zhvilluar të shtunën në pronën e Soros në Water Mill në New York dhe për shkak të saj nuk munguan avionët privatë në një përqendrim të rrallë pasurie dhe pushteti, shkruan NYT. Përtej familjarëve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte zonjën Clinton dhe bashkëshortin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-nënpresidenten Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer dhe përfaqësuesin Hakeem Jeffries, udhëheqësit e pakicës Demokrate nga Nju Jorku; ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi; personazhe të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura kulturore si redaktorja e revistës “Vogue”, Anna Wintour; miq të hershëm të Clinton dhe personalitete të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thuhet në shkrim.
NYT shkruan se ka biseduar me 4 persona që ishin në këtë dasmë, si dhe disa përfaqësues të atyre që morën pjesë. Vetë përfaqësuesit e çiftit nuk kanë bërë ende komente. Në dasmë performoi grupi “Boyz II Men” ndërsa ata që mbajtën fjalime dhe që ngritën dolli ishin vëllai i Soros, Jonathan, zonja Clinton, zonja Wintour dhe zoti Rama. Pjatat që u shërbyen pasta me tartuf, supë angleze me bizele të ftohta dhe një biftek mishi amerikan Wagyu si dhe karkaleca të pjekur në skarë.
Locals complained that the massive event saw police drafted in to manage the backlogs of traffic that built up along the road
One photo posted on Instagram showed the inside of Soros and Abedin’s reception
Dasma përkoi me një fundjavë jashtëzakonisht kaotike brenda dhe jashtë SHBA. Protestuesit u dolën në rrugë në të gjithë vendin për të kundërshtuar Presidentin Trump edhe pse ai mbajti një paradë ushtarake të pazakontë në Uashington; një ligjvënës i Minesotës u vra në një shpërthim të ri të dhunës politike dhe sulmet midis Izraelit dhe Iranit ngjallën frikën e një zjarri më të gjerë në Lindjen e Mesme. Gjithçka ishte më e qetë në Hamptons ku karvanë me SUV të zinj transportonin pjesëmarrësit në dasmë përgjatë një rrugice të ngushtë me gjethe dhe përmes një porte të rrethuar nga lule vjollcë.
Famous A-listers including the Obamas, George and Amal Clooney, Vogue editor Anna Wintour, and the Clintons were on the guest list for the event
Alex Soros është një nga figurat më intriguese në botën e donatorëve. Mbajtësi i një diplome doktorature në histori, ai ka marrë kryesisht përsipër organizatën e drejtuar për dekada nga babai i tij, tani 94 vjeç, i cili ka mbështetur kauzat liberale në të gjithë botën dhe është bërë një kundërshtar fanatik i krahut të djathtë. Sorosi i ri e ka quajtur veten “më politik” sesa babai i tij.
Alex Soros, 39 vjeç, gjithashtu ka zbuluar se ndihet rehat në qendër të vëmendjes dhe ka postuar me vendosmëri në rrjetet sociale detaje nga takimet e tij me udhëheqësit demokratë. Ai ka të ngjarë të jetë një pjesë e madhe e skenës së filantropisë liberale për dekada dhe shumë në qarqet progresive duan të qëndrojnë pranë tij.
Romanca e tij me Abedin, 49 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e pjesës së shoqërisë së lartë. Kjo për shkak se martesa e saj e fundit pati një fund spektakolar. Ish-burri i saj, ish-përfaqësuesi Anthony Weiner, u përfshi në skandale të shumta sexting përpara se ajo të njoftonte ndarjen mes tyre në vitin 2016.
Soros dhe Abedin njoftuan fejesën e tyre korrikun e kaluar. Ata fillimisht planifikuan “të arratiseshin”, raportoi Vogue të shtunën, por ndryshuan mendje pas një feste fejese të bashkë-organizuar nga zonja Clinton në dhjetor, ku pjesëmarrësit ushtruan presion mbi çiftin për të mbajtur një dasmë më tradicionale.
“Mendoj se ajo e meriton,” i tha zonja Clinton revistës. “Ajo e meriton të ketë atë lloj momenti.” Festimet e fundjavës përfshinin një ceremoni më të vogël të premten për të nderuar besimin mysliman të Abedin ashtu edhe trashëgiminë hebraike të Soros. Një rabin dhe një imam drejtuan ceremoninë, sipas njerëzve që ishin të pranishëm.
Në ndryshim nga Soros, Abedin ka treguar një dëshirë për privatësi. Ajo filloi të punonte për Clinton si një praktikante 19-vjeçare teksa ndiqte Universitetin “George Washington” dhe gradualisht hyri në role më të njohura me publikun. Ajo shkroi kujtimet në vitin 2021 dhe tani është një kontribuese në MSNBC.
Tani, martesa e saj me Soros pritet t’i çimentojë si një çift politik dhe ata do të vazhdojnë të gjejnë veten në vëmendjen e publikut. Këtë fundjavë, Hamptons i ngjante një ribashkimi të epokës së Klintonit, teksa të ftuarit mbushën bufetë dhe hotelet e shtrenjta për vakte dhe pije, sipas atyre që morën pjesë.
“Trafiku ka qenë kaos dy ditët e fundit”, tha Zach Erdem, një pronar restoranti dhe personalitet televiziv në Southamptonin aty pranë. Skena ishte veçanërisht mbresëlënëse duke pasur parasysh debatin e ashpër të Partisë Demokrate se si të përmirësojë pozicionin e saj historikisht të ulët me votuesit dhe të rifitojë amerikanët e klasës punëtore, me të cilët shihet gjerësisht se ka humbur kontaktin.
“Maserati”, “Porsche” dhe makina të tjera luksoze rrëshqisnin në rrugën pranë vendit të dasmës, disa shoferë kuriozë ngadalësuan përpara se oficerët e sigurisë t’i shtynin të ecnin më shpejt. Një grua u përkul nga një sedilje pasagjeri dhe tundte krahët duke bërtitur: “Përshëndetje, Bill!” Nuk ishte e qartë nëse zoti Clinton e dëgjoi.
Dasma mund të jetë takimi më i lakmuar veror i shoqërisë elitare vetëm për pak javë. Më vonë këtë muaj, disa nga të njëjtët të ftuar do të udhëtojnë në Venecia për dasmën e një çifti tjetër të fuqishëm: Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez. ©Përgatiti në shqip LAPSI.al