
Sali Berisha u shfaq me një kapele kaubojsi në një takim që zhvilloi në zyrë me disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë. Biznesmenët i falenderon për angazhimin e tyre në promovimin e historisë, kulturës dhe artit të kombit shqiptar.
Postimi i plotë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbështetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump. Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar z. Berisha një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan. Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.