Skena nga seriali "Tehran" kur agjentja e Mossad merr bërthamën e bombës atomike në Iran

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaron se operacionet ushtarake kanë dëmtuar ndjeshëm kapacitetet e Iranit për prodhimin e raketave balistike dhe pasurimin e uraniumit, por kërcënimi bërthamor mbetet ende i papërfunduar.

Sipas tij, ndonëse sulmet ajrore kanë goditur objektiva kyç, programi atomik iranian nuk është shkatërruar plotësisht. Në qendrat si Isfahan dhe Natanz, besohet se ruhen ende sasi të konsiderueshme uraniumi të pasuruar, çka e mban të hapur rrezikun.

Netanyahu e ka konsideruar prej vitesh ndalimin e bombës iraniane si “mision jetësor”, ndërsa konflikti i fundit e ka vendosur këtë objektiv në qendër të strategjisë ushtarake të Izraelit.

Gjatë javëve të fundit, Irani ka lëshuar qindra raketa drejt territorit izraelit, duke detyruar popullsinë të strehohet në bunkerë dhe duke rritur presionin mbi qeverinë. Paralelisht, situata është tensionuar edhe në kufirin me Libanin, ku përfshihet edhe Hezbollah.

Megjithatë, kryeministri izraelit lë të hapur mundësinë që lufta të mos zgjasë shumë. “Nuk e konsiderojmë një luftë të pafundme. Mund të përfundojë më shpejt nga sa mendohet”, është shprehur ai.

Ndërkohë, në sfond mbetet edhe roli i Shteteve të Bashkuara, pasi ritmi dhe përfundimi i konfliktit lidhen ngushtë me vendimet e Uashingtonit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu