
Nesër rihapet për qarkullim tuneli i Llogarasë. Lajmin e dha ministrja Belinda Balluku në një video mesazh nga hyrja e tunelit:
“Përshëndetje nga tuneli i Llogarasë! Nesër, e shtunë, më 24 maj, në orën 9:00, tuneli do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet, për trafikun që vjen dhe shkon drejt jugut të vendit.
Përveç automjeteve të tonazhit të rëndë, tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit, e cila tashmë ka filluar të konsolidohet.
Kjo tregohet qartë edhe nga numri i njësive të reja të hotelerisë që po hapen në jug të Shqipërisë.
Kështu që, duke filluar nga nesër, lehtësia e kalimit në tunel do të jetë e disponueshme për të gjitha automjetet.”
View this post on Instagram