Nesër nis sesioni i ri parlamentar, i cili është i fundit për këtë legjislaturë, pasi nga zgjedhjet e 11 majit do të dalin 140 deputetët që do të ushtrojnë detyrën e ligjvënësit për 4 vitet e ardhshme.

yacht hotel sarande

Në seancën e së hënës nuk parashikohet të miratohen ligje apo marrëveshje. Gjatë kësaj mbledhje pritet të flasin vetëm kryetarja e Kuvendit dhe krerët e grupeve parlamentare.

Edhe pse ky parlament qëndron në detyrë deri më 10 shtator, puna e tij ka një seri kufizimesh për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme. Së pari, edhe pse zyrtarisht Kuvendi nuk shpërndahet, gjatë periudhës së fushatës elektorale nga 11 prilli deri në 11 maj nuk ka mbledhje të komisioneve dhe seancash plenare. Sipas kodit zgjedhor, nga sot deri më 11 maj parlamenti nuk mund të miratojë ligje që sjellin përfitime për kategori të caktuara të shoqërisë, si rritje pagash apo pensionesh, nuk mund të ulet taksa dhe nuk mund të miratojë privatizime.

Ndërkohë që, sipas Kushtetutës, ky Kuvend nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit, gjatë periudhës nga 10 korriku deri më 10 shtator.

Ndër ligjet më të rëndësishme që pritet të miratohen në javët e ardhshme është ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të lehtësuar procesin e votimit të diasporës. PS beson se është e nevojshme të afrohen afatet e regjistrimit të kandidatëve për deputet për të prodhuar më herët fletën e votimit, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë më shumë kohë për të dërguar votën me postë.

Demokratët kërkojnë që të ndryshohet Kodi për t’u dhënë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë emigruar herët e nuk janë pajisur me dokumentat biometrike të votojnë me dokumentet e shtetit ku jetojnë.

Nëse dy partitë e mëdha do të gjejnë konsensus, Kodi Zgjedhor do të shënojë herën e fundit që PD dhe PS bashkojnë votat para se të nisë beteja për zgjedhjet parlamentare./Vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu