
Edhe këtë pranverë, do të kemi rikthim të orës diellore më 30 Mars. Sa herë kemi ndërrimin e orës rikthehen edhe debatet e qëndrimet e kundërta. Shkurtimi i natës dhe zgjatja e ditës për shumë ka ndikime negative, sidomos emocionale, por nuk janë pak edhe ata që shohin anët pozitive.
Zhvendosja e akrepave të orës 60 minuta përpara të dielën e 30 Marsit për një pjesë të qytetarëve kjo shihet mjaft pozitive, pasi ju lejon më shumë kohë për të përmbushur aktivitete fizike dhe më shumë hapësirë për t’u shplodhur pranë familjeve të tyre, pas një dite të gjatë pune.
Këtë e pohojnë edhe vetë specialistët.“Është ai targetgrup, të cilët duke u kthyer nga puna në orët e vona kanë mundësinë që të bëjn një shëtitje në ajër të pastër, një shëtitje nga liqeni që janë shumë të bukura dhe duke i kryer në orët e ditës janë shumë produktive sesa të kryhen natën. Nëse një person punon në orë të zgjatura të ditës, e ka më mirë ta kaloj në ditë sesa në natë. Nata sigurishtë që sjell një ulje të humorit, dielli sjell motivim, këtyre personave u mbetet më shumë hapësirë për tu marr pas orarit të punës.”
Ndryshimi i orës do të sjell më pak gjumë, dhe padyshim që për specialistët kjo do të sjell efekte negative, të cilat lidhen kryesishtë me përqendrimin dhe gjendjen emocionale.
“Ndryshimi i orareve ndikon dukshëm në problematikat e shëndetit mendor, kryesishtë këtu flasim për një prishje të ritmit biologjik të gjumit, i cili ndikon në aktivitetet e përditëshme, që do të thotë mund të ndikoj nervozizëm, mund të krijoj ndryshime të humorit, energjisë, motivimit, apo deri tek ankesat e shumta trupore.”
Sipas mjekes psikiatre Valentina Asabella këto çregullime prekin çdo grupmoshë, por, më shumë shfaqen tek fëmijët e të rinjt.
“Kryesishtë mund të flas për fëmijët, të cilët janë mësuar në një orar standard të gjumit, apo zgjimet në mëmgjes, derisa ne të mësohemi me këtë ritëm të ri të orareve e gjumit. Prishja e gjumit mund të ndikoj në çrregullime të stresit, ankthit, mund të ndikoj në humor të rënë, mërzitje….ndikon drejtpërdrejtë në profuktivitetin e përditshëm të njerëzve.”
Vetë pranvera është stina e energjisë, e motivimit dhe ky ndryshim nuk duhet t’na pengojë për të ndikuar negativishtë në aktivitetin tonë të përditshëm thonë specialistët ndaj theksojnë si të domosdodhme që të punojmë fort për të siguruar cilësin e gjumit.
/ abcnews.al