Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e dytë tregojnë se: 39.1% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 27.8% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.1% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet, 3.9% “Partia Mundësia” 2% “Lëvizja Bashkë”, 1.4% Partia e Lirisë, 1.7 parti të tjera. Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar me matjet e para politike në Janar 2025, matjet e dyta tregojnë sesi ka ndryshuar prirja e votës. Në matjet e para diferenca ndërmjet atyre qytetarëve që do të votonin PS dhe PD ishte 15.6%, ndërkohë sot në matjet e dyta kjo diferencë është ngushtuar në 11.3%. Të pavendosurit në të dy matjet kanë mbetur ekzaktësisht në të njëjtin nivel (19%).

Një tjetër lexim në krahasimin e të dy matjeve për prirjen e votës është rënia e PS me 1.4% dhe rritja e PD me 2.9%. Për sa i përket partive të reja dhe të vogla vihet re një rënie e tyre nga matja e parë në matjen e dytë me përjashtim të një rritje me 0.8% që ka pësuar “Partia Mundësia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu