Flutura dhe Bashkim Basha nuk kishte asnjë faj! Nëna e tre fëmijëve u bë viktimë e një atentati të ndodhur në mes të ditës në qytetin e Shkodrës, ndërsa bashkëshorti i saj Bashkimi po lufton për jetën.

Flutura po lëvizte me bashkëshortin e saj me motor kur u përplas nga makina me të cilin udhëtonte Hamza Lika dhe Arlind Bushati, pasi ndaj këtyre atentatorët i qëlluan me breshëri automatiku. Ajo ishte kushërirë e një prej eksponentëve të PS-së në Shkodër, Luan Harusha.

yacht hotel sarande

Tre muaj më parë gruaja kishte nisur punë në Institutin e Shëndetit Publik të Shkodrës dhe dita e djeshme duhej të ishte një ditë e zakonshme por nuk ndodhi ashtu.
Çifti i bashkëshortëve po ktheheshin në shtëpi të qetë pa e ditur se jeta do merrte tjetër kthesë. 66 vjeçarja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha vijon të jetë në gjëndje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Ata ishin të pafajshëm në gjithë këtë histori.
S.G/Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu