
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, njofton se mori pjesë sot në prezantimin zyrtar të librit “Nefes – Jeta ime”, të shkruar nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau një foto nga aktiviteti, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për rolin e Kryegjyshatës në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë dhe harmonisë ndërfetare në shoqërinë shqiptare.
“Nefes” nuk është vetëm një autobiografi, por është një testament shpirtëror i cili e rendit atë krahas veprave me mesazhe universale dhe pa kohë. Libri gjithashtu hedh dritë mbi historinë e bektashizmit në Shqipëri.
Ky aktivitet bëhet në ditën e ditëlindjes së Dede Edmond Brahimaj. Për shkak se në këtë ditë, (19 maj), Kryegjyshi ndodhej në veprimtarinë e ceremonisë për Papën e Ri në Vatikan, promovimi dhe aktivitetet do të bëhen të mërkurën.
-Për këtë shkak, nga ora 10:00 e kësaj dite, deri në mbrëmje, Kryegjyshi pret dhe vizita për këtë rast.