Kompozitori Aulon Naçi është drejtori i komanduar i Tetarit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Emërimi i tij si drejtor i komanduar vjen pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës, ndërsa vetë kjo e fundit në një postim në Facebook bëri me dije edhe emrin e drejtuesit të ri.

yacht hotel sarande

“Po e nis këtë postim me një falënderim të sinqertë për besimin që Kryeministri Edi Rama më dha jo vetëm në këto 28 muaj si drejtuese e përgjithshme e TKOBAP-së, por edhe si drejtore artistike që nga viti 2014, të cilët ishin muaj e vite plot sfida dhe arritje në punë në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të vetëm që ka Shqipëria, falë trupave të mrekullueshme të këtij Teatri nga të cilët kam mësuar aq shumë e me të cilët kam ndarë gjithçka!

Rrugëtimi i këtyre 28 muajve u kurorëzua me sukses falë këtij ekipi, përmes mbi 600 veprave dhe shfaqjeve, për të cilat foli vetë publiku me praninë e tij të jashtëzakonshme.

 

Pas shkarkimit të Voshtinës, dorëhiqet dhe drejtori artistik i Teatrit të Operas dhe Balerit, italiani Jacopo Sipari di Pescasseroli
LEXO EDHE:
Pas shkarkimit të Voshtinës, dorëhiqet dhe drejtori artistik i Teatrit të Operas dhe Balerit, italiani Jacopo Sipari di Pescasseroli

Viti 2024 u mbyll me:

• + 25% më shumë publik të ri në krahasim me vitin 2023

• ⁠+ 38% rritje e të ardhurave në buxhetin e TKOBAP-së

• ⁠Rreth 700 orë Edukim përmes Artit, me 141 orë trajnime dhe 36 shfaqje të realizuara me dhe nga artistët e rinj vetëm në vitin 2024, duke u dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës

• ⁠+ 74 aktivitete kulturore ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerë të huaj vetëm këtë vit

• ⁠+ 20 bashkëpunime të tjera që e treguan Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, duke pesëfishuar shifrat krahasuar me vitin paraardhës.

• ⁠Gjatë vitit 2024, u vendosën në skenë 43 premiera, të cilat ishin pluhurosur në sirtarët e arkivës, të pasuara nga 118 rivënie të tjera

Artistët e TKOBAP-së bashkëpunuan me dinjitet me artistë të mirënjohur në skenat më të mëdha botërore, produksione gjigante dhe arritje të jashtëzakonshme që konfirmojnë Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor si një motor të pandalshëm të kulturës shqiptare.

Prandaj, falënderimi dhe mirënjohja ime më e thellë shkojnë pikërisht për të gjithë bashkëpunëtorët e mi: nga drejtorët artistikë, trupat artistike të Orkestrës, Baletit, Korit, Solistët, Ansambli Popullor, gjithë produksioni, financa, administrata e deri te teknikët e skenës e zonjat e shërbimit, TË GJITHË, kemi punuar, sakrifikuar, gëzuar së bashku, pa ju magjia që publiku ka parë nuk do të ishte realizuar.

Një falënderim i madh shkon për të gjithë publikun që na ka ndjekur, duartrokitur, mbushur plot e përplot shfaqjet tona dhe i është qasur më shumë se asnjëherë më parë TKOBAP-së. Mirënjohje dhe falënderim dua të shpreh edhe për të gjithë partnerët, sponsorët, ambasadat dhe shumë institucione publike dhe private, që na kanë mbështetur në emër të artit.

Teatri është një motor që nuk ndalet dhe jam mirënjohëse për rrugëtimin që pata deri më sot në këtë pozicion. Çdo detyrë është një mision i përkohshëm. Arti, pasioni dhe profesioni janë të përjetshme I uroj suksese z. Aulon Naçi në drejtimin e këtij institucioni elitar kulturor, siç është TKOBAP-ja. Rrugëtimi im do të vijojë me projekte të reja dhe pa dyshim do të shihemi sërish se Arti s’vdes kurrë”, shkruan Voshtina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu