
Kreu iPD, Sali Berisha u shfaq në një konferencë për shtyp ku i pyetur për kontratën e lobimit në SHBA sqaroi:
Së pari, kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet.
Jo, kjo kontratë ka një qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematiket e mëdha të tij para administratës së SHBA.
Nuk do ndodhëë dhe nuk mund të ndodhë më që pa u mbyllur kutia e fundit, Edi Rama urohej për fitoren. Jo pa u numëruar, pa u mbyllur kutia.
Së dyti, ne besojmë se bashkëpunimi i Edi Ramës me bandat dhe krimin është rrezik jo vetëm për Shqipërinë, rajonin, Europën, por edhe për SHBA.
Së treti, ne besojmë se çështja McGonigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.
Së katërti, pa dyshim për ne përparësi janë marrëdhëniet me SHBA në të gjitha aspektet, dhe ne nuk mund të mohojmë se u hodh shumë baltë mbi partinë më pro-atlantiste, mbi PD-në dhe përpjekjet e saj.
Ndaj është marrë një avokat ndër më të shquarit e asaj toke, i cili ka për detyrë avokatinë e kauzës të drejta të PD pranë administratës së presidentit Trump.
Dy, nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Kjo, fare.
Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politike. Nen që autorizon partitë politike të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forca të tjera politike, organizata ndërkombëtare partiake politike dhe fondacione.
Pra, kontrata është 100 përqind e bazuar në ligj.
Tre. Populli opozitar nuk është popull jetim. Edi Rama duhet të marrë të gjithë përgjigjet që meriton për ato që i ka bërë Shqipërisë në luftën e tij për një Shqipëri pa opozitë.
Lidhur me milionat që numëroni, mos harroni, kontrata ka një nen, sipas të cilit, palët në çdo rrethanë që do ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre, ndërpresin kontratën.
Prandaj nuk mund të flasësh për 6 milionë, nuk mund të flasësh as për 100 mijë apo 200 mijë.
Kontrata është në varësi sipas kërkesave të palëve, dakordësisë së palëve, objektivave të palëve.
Por një gjë është e sigurt, populli opozitar nuk ka më një kauzë jetime. Në atë vend të madh, ajo kauzë ka një avokat të madh.
Ja ku e keni, jo 200 mijë euro, 5 milionë euro për eglendisur sytë e Edi Ramës. Blen instalacionin.
Nuk po flas këtu për kontrata prej 10 dhe 15 milionë euro të tij, por po flas vetëm për instalacionin.
Kurse kjo kontratë me avokatin numër 1, ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator.
Është narkodiktator Edi Rama.
Ju e patë, edhe rezoluta. Është kllaposur. T’u them unë ju, ishin në takim, ju nuk mund të imagjinoni reagimin e shtetarëve kur ne shpjegonim 130 milionë euro të zhdukura dhe inceneratori nuk ekzistonte. Na duhej t’i ktheheshim të paktën minimumi 3 herë, tua shpjegonim se si dhe pse, sepse firma ishte e Edi Ramës.
Kur ua shpjegonim vrapin e tij me gërshërë të thyera dhe pinca me një krah. Etj, etj.
Pra, kohërat i ka të numëruara.
11 maji fton çdo shqiptar t’i përgjigjet thirrjes së tij të brendshme, t’i përgjigjet idealeve të tij, t’i përgjigjet edhe thirrjeve të miqve evropiane që thonë, të kushtëzohet, pra ia dogjën pasaportën Edi Ramës.
Ajo që del nëpër studio, ajo mori një vijë të kuqe. Iku, mori fund. Nuk ka pasaportë Edi Rama.