Në stadiumin e qytetit të Prilepit janë raportuar provokime të rënda me thirrje dhe mesazhe fyese ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme. Pamjet dhe raportimet e ardhura nga vendi ngjarjes tregojnë momente tensioni dhe sjellje provokuese nga tifozë vendas, duke ngritur shqetësime serioze për gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e tensioneve etnike.

Ngjarja po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar indinjatë të madhe në opinionin publik shqiptar, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet sportive apo institucionale.

Duke qenë se Maqedonia e Veriut është pjesë e proceseve integruese dhe nën vëzhgim të standardeve evropiane për sport pa diskriminim, kërkohet mënyrë urgjente reagimi dhe masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve.

Ky incident shton edhe një herë shqetësimin e përsëritur se stadiumet në rajon po shndërrohen në vatër të nacionalizmit ekstrem dhe gjuhës së urrejtjes, në vend që të jenë hapësirë sportive dhe bashkuese.

video

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

Ja reagimi i plotë:

REAGIM!

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

Pas përfundimit të ndeshjes, policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në dhomën e zhveshjes së ekipit mysafir, ndërsa ndaj të tjerëve që kanë marrë pjesë në sjellje të papërshtatshme janë ndërmarrë procedurat përkatëse në bashkëpunim me organet kompetente.

Në të njëjtën kohë, janë iniciuar masa disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk kanë reaguar me kohë, sepse përgjegjësia në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike është e pandashme.

Po ashtu, dua të siguroj se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. Institucionet do të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur rendin publik dhe për të garantuar sigurinë e secilit qytetar, pa dallim.

Dhuna nuk ka vend në sport”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu