Sot, më 26 prill, në një ditë të mbushur me solemnitet dhe emocion, Melania Trump shënoi 55-vjetorin e lindjes së saj në Romë, ndërsa mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan.


E shoqëruar nga Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë u bë pjesë e ceremonisë madhështore që mblodhi liderë botërorë, personalitete të njohura dhe mijëra besimtarë të krishterë për t’i dhënë lamtumirën Papës së ndjerë.

Pavarësisht atmosferës së zymtë të ditës, burime pranë stafit të saj bënë të ditur se Melania shënoi privatisht ditëlindjen e saj pas ceremonisë, me një drekë të thjeshtë familjare në një nga vilat historike të Romës, larg vëmendjes së mediave.

Këtë pasdite u publikua dhe urimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The White House (@whitehouse)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu