Nga Desada Metaj

Protestat e përjavshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës me gjasë po shkojnë drejt mbylljes. Jo se patën ndonjë sukses veç tymit të gomave, por të paktën për disa javë ato shërbyen si e vetmja shkëndijë e shpirtit opozitar, edhe pse fitili nuk ndezi kurrë dhe pjesmarrja ishte nga më të voglat e PD në vitet e fundit. Dhe për ta mbyllur një protestë që nuk qullosi asgjë të prekshme duket se opozita tashmë me vulë ka gjetur arsyen.

yacht hotel sarande

Luciano Boçi ka shpjeguar sot se arsyeja që e detyroi SPAK të vendosë sekuestro pasurive të drejtorëve të Bashkisë lidhet direkt me presionin e protestës së PD para zyrës së Erion Velisë.Pra sipas tij Prokuroria e Posaçme është detyruar nga disa dhjetra protestues të marrë masa urgjente ndaj drejtorëve të Veliajt. Logjika e Boçit duket edhe më ndriçuese po të mendosh se ndoshta sot në mbrëmje atij do ti duhet të flasë tek Rrugica e Shpresës e të rendisë të gjithë shkeljet dhe abuzimet që bën SPAK dhe Altin Dumani që është 24 orë në shenjëstrën e akuzave të Berishës dhe pasuesve të tij.

Tani që kanë probleme me koherencën dhe qëndrimet nuk do shumë për ta kuptuar. Që paradite e duan SPAK-un dhe në darkë e sulmojnë edhe kjo duket shumë qartë. Por mund ti japin pak më shumë krahë fantazisë për të sajuar një arsye më bindëse për mbylljen e protestës para Bashkisë. Dhe ndërkohë të përgatitën mirë, me slogane dhe bluza të printuara “free Berisha” për protestën e datës 11.

Se ku i dihet, ndoshta ja dalin dhe këtë herë dhe e detyrojnë SPAK-un të ndryshojë vendimin për Berishën… e në mos, të zhvendosin protestën nga dera e Bashkisë tek dera SPAK-ut. Se me këto ritme, mund t’ju duhet të ngrenë dhe një çadër provizore atje bashkë me ata që ditën janë “regjimi i Ramë , e natën ata që japin leje ndërtimi dhe lek për kullat e opozitës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu