
International, Albanian Policy Center (APC) organizoi promovimin e disa titujve të rëndësishëm të ish truprojes se Rugovës, autorit Adnan Merovci: “Një hap me Rugovën”, “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes”, “Pengu”, si dhe kompletin me pesë libra “Të Premtet”.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili mbajti një fjalim teksa mbante në qafë shallin simbolik të Presidentit Ibrahim Rugova.
Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi Rugovën si “një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe botërore, një lider dhe misionar i rrallë”, duke theksuar rrugën paqësore që ai zgjodhi në përballjen me pushtimin. “Rugova nuk zgjodhi as nënshtrimin, as armët, por qëndresën paqësore që mundi kohën dhe paragjykimet,” tha Berisha.
Ai ndau kujtime personale nga marrëdhëniet me Rugovën dhe nga përpjekjet për ta përfaqësuar denjësisht çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. “Rugova ishte njeriu që shtyu përpara idenë e pavarësisë së Kosovës kur askush tjetër nuk e besonte. Ai ishte i vetëm përballë të gjithëve, por qëndroi në këmbë, sepse kishte zgjedhur paqen,” theksoi Berisha.