Kardinali Pietro Parolin

 

 

Gjithçka është gati në Vatikan për nisjen e Konklavës që do të zgjedhë Papën e 267-të të Kishës Katolike. Sot pasdite, në orën 16:30, dyert e Kapelës Sistine do të mbyllen me formulën tradicionale “extra omnes” (“të gjithë jashtë”), duke shënuar fillimin zyrtar të votimeve.

Në votim do të marrin pjesë 133 kardinalë elektorë. Duhen 89 vota, ose dy të tretat e trupit zgjedhor. Favoriti kryesor, sipas burimeve të brendshme, është kardinali sekretar i Shtetit, Pietro Parolin, i cili mund të ketë tashmë rreth 50 vota të sigurta.

Tymi i parë pritet rreth orës 19:00 – me shumë gjasa i zi, si sinjal që nuk është arritur ende një marrëveshje.

Në meshën Pro eligendo Romano Pontifice, të mbajtur mëngjesin e sotëm në Bazilikën e Shën Pjetrit, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, theksoi pritshmëritë e mëdha që ka bota ndaj Kishës: “Bota e sotme pret shumë nga Kisha për ruajtjen e vlerave themelore, njerëzore dhe shpirtërore.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu