Komisionerët e Partis Demokratike pretendojn se kanë kapur në flagrancë në një qendër votimi, patronazhistin Ilir Ruka, punonjës të ISHSH Gjirokastër.

Sipas raportimeve të tyre, Ruka ishte duke orientuar deri në kutinë e votimit 10 persona për të votuar për Partinë Socialiste dhe ky veprim është një shkelje flagrante e ligjit dhe mund të ndikojë negativisht në integritetin e procesit zgjedhor.

Komisionerët e PD-së kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të hetuar këtë ngjarje dhe për të siguruar një proces të ndershëm dhe të drejtë zgjedhor. /oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu