Andrew (Edvin) Bode, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, në Selitë në kryeqytet në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar sot (28 gusht) nga forcat RENEA në Memaliaj

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Edmond Papës, e provuar kjo sipas organit të akuzës edhe nga pamjet filmike dhe nga qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. I pandehur për këtë atentat është marrë edhe Alvano Velo. Në pranga të policisë ka rënë edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në banesë 45-vjeçarin Andrew (Edvin) Bode.

yacht hotel sarande

‘Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar Andrë Bodes, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P.’- njofton policia

Një tjetër emër i njohur i botës së krimit ra në pranga të operacionit të ‘RENEA’s të koduar ‘Plani’, Adriatik Kalemi (Andrea), babai i të cilit Shyqyri Kalemi u vra rreth një muaj më parë në një atentat mafioz në Memaliaj, ku humbi jetën edhe kamerieri i lokalit Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, kurse i plagosur mbeti Artur Kalemi, xhaxhai i tij.

Në banesën e 52-vjeçarit, forca të policisë gjetën një arsenal armësh dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Më shumë gjasë, Andrea Kalemi, (që njihet edhe si Adriatik) po përgatiste hakmarrjen ndaj vrasjes ende të pa zbardhur të të atit dhe plagosjes së xhaxhait të tij mbrëmjen e 20 korrikut. Kalemi u ka shpëtuar disa sulmeve, në Tiranë e në Greqi.Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit Adriatik Kalemi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.’- njoftoi policia.

52 vjeçari, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të atentatorëve që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë. Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ishte ekzekutuar. 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës në bashkëpunim me Andrew Boden.

Si ndodhi atentati me tre të vrarë në Memaliaj
Babai i shumë të përfolurit për krime, Adriatik Kalemi, u vra në një atentat të trefishtë natën e 20 korrikut, në lokalin pranë bashkisë së Memaliajt, kurse xhaxhai iu plagos. Shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes. Policia gjeti makinën e djegur, brenda saj tre kallashnikovë, ndërsa krimi trefishtë ende nuk është zbadhur./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu