Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Difficult Conditions”, një operacion i cili u realizua në kushte të vështira terreni dhe moti, për kapjen e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky operacion u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Gjatë operacionit, u arrit arrestimi i dy shtetasve shqiptarë, Andon Sina (alias Afrim), 51 vjeç dhe Niko Sina (alias Faslli), 48 vjeç, të cilët fshiheshin në fshatin Rreth-Kale në Dibër. Ata ishin të kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 1999 dhe ishin përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale që ndodhi në Itali, ku ata vranë dhe plagosën shqiptarë për arsye të lidhura me aktivitete të paligjshme.

Operacioni ka pasur mbështetje të ngushtë nga Policinë Italiane, duke përfshirë edhe Shërbimin e Qendrës Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit të informacionit, u arrit të lokalizoheshin dhe arrestoheshin dy të kërkuarit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Difficult conditions”.

Operacioni në kushte të vështira të terrenit dhe të motit.

Kapen gjatë operacionit dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimi dy të kërkuar të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.

Të arrestuarit të kërkuar në Itali që prej vitit 1999 të cilët fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të shtetasve me rrezikshmëri, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Difficult conditions”.

Në kuadër të operacionit nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale , kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë :

Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina , 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.(kushërinj).

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër Falënderim i veçantë për Shërbimin e Qendrës Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës, për koordinim të informacioneve dhe lëshim të urdhërarresteve nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.

Bashkëpunim i ngushtë u realizua nga Divizionin e 2-të dhe Zyra e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane.

Finalizimi i këtij operacioni me shkallë të lartë vështirësie, në vijim të dhjetëra operacioneve të zhvilluara më parë për kapjen e personave në kërkim për llogari të drejtësisë italiane, tregon qartë angazhimin maksimal dhe profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar me partnerët pa rezerva dhe si të barabartë, qoftë në veprime hetimore ashtu dhe në ato operacionale./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu