Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, e themeluar plot 116 vjet më parë nga atdhetari ynë i madh dhe kryeministri përparimtar Fan Noli Kjo është një qendër ku komuniteti i ortodoksëve shqiptaro-amerikanë të Bostonit mblidhen së bashku por edhe si një urë lidhëse e valëve më të reja të diasporës.

Më herët në Universitetin e Harvard, Qendra e Studimeve Europiane i krijoi mundësinë e një bisede frymëzuese me profesorë dhe studentë shqiptarë mbi “Avancimin akademik dhe profesional të diasporës shqiptare” dhe rrugën europiane të Shqipërisë.
“Jemi në një moment historik kurorëzimi të përpjekjeve të mëdha në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Brenda vitit 2030 Shqipëria – anëtare e Bashkimit Europian. “- u shpreh Balla.

yacht hotel sarande

Gjatë turneut të tij në SHBA, ministri është takuar me dhjetëra shqiptarë, ndër të ciët edhe ky polic në Fairview.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu