
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh në Ditën Botërore të Diabetit, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe investimet që parashikon buxheti i vitit 2026 në këtë drejtim.
Sipas Ramës, mjekët kanë bërë apel për ndërgjegjësim dhe vizita periodike, pasi diagnoza e hershme është thelbësore për parandalimin e komplikacioneve të sëmundjes.
Në kuadër të politikave të reja shëndetësore, kryeministri nënvizon se buxheti 2026 mbështet fuqishëm:
- Depistimin falas në programin e kontrollit bazë
- Ofrimin e fishave për matjen e glukozës për grupet në nevojë
- Përmirësimin e listës së barnave të rimbursueshme, me fokus te pacientët kronikë dhe diabetikët
Rama theksoi se qeveria po vijon punën për të garantuar akses më të gjerë dhe më të lehtë në shërbimet shëndetësore, si dhe për të rritur mbrojtjen sociale për qytetarët që vuajnë nga diabeti.







