Në një takim të mbajtur me gratë dhe vajzat e Lezhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë e të zjarrtë, ku theksi kryesor ka qenë roli i grave në shoqëri dhe në politikë, krahas një goditjeje të fortë ndaj burrave që, sipas tij, nuk po e ndihmojnë vendin të ecë përpara.

Duke folur për përparimin e grave në politikë dhe për përfaqësimin e tyre në strukturat vendimmarrëse, Rama tha:

“Gratë dhe vajzat nuk janë më diku në cep ose pas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe janë pjesë e jetës së përditshme të Partisë Socialiste.”

Por në mënyrë të veçantë, ai u ndal te burrat që, sipas tij, nuk janë më në nivelin që kërkon koha dhe zhvillimi i vendit:

“Janë mërzitur që si i thotë Edi Rama gjysmës së burrave ‘çyryk’. Tani unë nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma… por unë them gjysma janë. Sepse sikur të mos ishin gjysmat e burrave çyrykë në këtë vend, e dini ku do ishte Shqipëria sot apo jo?”

Rama përmendi edhe një episod ku vajzat e Dibrës i kishin shkruar duke i thënë: “Kurrë nuk do ta harrojmë që ishim në sallë dhe burrat në trotuar.”

Ai theksoi se “kalaja nga brenda merret vetëm me gratë”* dhe se gratë janë forca më e madhe që mund të ndryshojë politikën dhe drejtimin e vendit:

“Janë gratë, gurët e poshtëm të mullirit, që i lëvizin gurët e epërm.”

Në mënyrë ironike e plot humor, Rama shtoi:

“Unë pa gruan time jam ndërtim pa leje.”

“Imagjinoni sikur t’i merrnim gratë me anije për një muaj, kur të ktheheshin do gjenin burrat me mjekra të gjata, të palarë, të hutuar… Vetëm bishti do u mungonte.”

Reagon edhe Sali Berisha nga Kamza në lidhje me këtë deklaratë:

Nuk kam asnjë fjalë të rëndë për të unë, jo. Përkundrazi e mirëkuptoj, ai është i indoktrinuar. Nuk e ka kuptuar mirë se ç’përfaqëson Edi Rama. Përfaqëson një njeri kallp, një mashtrues. Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot.
Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt.
Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën.
Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush.
Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.
Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.
Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu