Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro teksa ka bërë një bilanc në përmbyllje të sezonit turistik veror 2024, ka shpalosur edhe idetë dhe synimet e qeverisë shqiptare për “Shqipërinë turistike 2030”.

Ministrja Kumbaro bëri me dije se deri në shtator të këtij viti vendi ynë është vizituar nga 9.7 milionë turistë të huaj tek theksoi se në vitin 2030, Shqipëria synon të jetë lidere e turizmit në rajon.

yacht hotel sarande

Ndër të tjera minsistrja shpalosi disa projekte dhe modele të cilat do të vihen në zbatim përgjatë sezoneve të ardhshme turistike. Njëri prej tyre synon krijimin e sa më shumë hapësirave publike në plazh. Sipas Kumbaros, vetëm hotelet do të mund të aplikojnë për të menaxhuar stacionet e plazhit dhe kjo të sjellë çlirimin e plazheve. Në çdo 1 kilometër do të ketë minimumi 300 metra plazh publik.

Kumbaro: Modeli i ri i menaxhimit të plazheve do të bazohet në parimin kryesor se shezlongët nuk mund të jenë modeli parësor i biznesnit. Por duhen trajtuar vetëm si një aksesor shtesë i strukturave akomodues, domethënë i hoteleve, të cilat do të jenë të vetmet që do të aplikojnë për të menaxhuar stacione plazhi në proporcion të drejtë me nurmin e dhomave. Kjo do të çlirojë hapësira të mëdha plazhi publik. Në çdo një kilometër plazh do të kemi 300 metra plazh publik.

Kjo është një sfidë shumë e madhe, për ne qeverinë, agjencitë dhe bashkitë e bregdetit do të jetë një sfidë e madhe për tu angazhuar me të gjitha forcat në pastrimin e bregdetit. Ne duam të ndërtojmë Shqiëprinë model të pastërtisë dhe duhet të mobilizohemi të gjithë. E gjitha kjo është punë e shumë aktorëve, kurresi e një minsitre e cila ka rolin e koordinatorit. Është një vizion i qeverisë dhe kreut të qeverisë Edi Rama që e ka deklaruar se Shqipëria do të jetë kampion i turizmit në vitin 2030. /vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu