Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, kanë kënaqësinë të çelin ekspozitën “𝐊𝐨𝐥𝐞𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐕𝐞𝐧𝐞𝐜𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐢𝐛𝐥𝐢𝐨𝐭𝐞𝐤𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈”.

 

yacht hotel sarande

Në këtë ekspozitë, që parashikohet të jetë një ndër më të mëdhatë e, njëkohësisht, më të rëndësishme të organizuara nga BKSH-ja, do të ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia, mes viteve 1400-1800. Pjesa më e madhe e tyre ekspozohen për herë të parë në publik.

Ekspozita është kuruar nën kujdesin e kuratores shkencore znj. 𝐄𝐥𝐢𝐬𝐚𝐛𝐞𝐭𝐭𝐚 𝐒𝐜𝐢𝐚𝐫𝐫𝐚, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare Qendrore e Firences, një prej bibliotekave më prestigjioze dhe më të vjetra në Europë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 𝟐𝟏.𝟏𝟎. – 𝟎𝟒.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟒 në katin e dytë të Bibliotekës Kombëtare çdo ditë nga ora 09:00 – 19:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu