Një 64-vjeçar nga Tirana u vu në pranga pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.

Ka qenë vajza që ka njoftuar policinë për rastin dhe ka vënë në lëvizje prokurorinë e cila pasi faktoi veprën penale, i kërkoi gjykatës masë ndalimi për 64-vjeçarin.

yacht hotel sarande

Referuar statistikave të Policisë së Shtetit, në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë ndodhur 50 krime seksuale me 53 te lënduar nga të cilët 15 janë të mitur.

Në të njëjta shifra këto vepra penale ishin edhe vitin e kaluar ku në rang vendi ka pasur 170 krime me natyrë seksuale. Numri më i madh tyre është shënuar në Tiranë për shkak të dendësisë së popullsisë. Rastet më të shumta janë për ngacmime seksuale dhe veprime të turpshme.

Numri do të rritet nëse pushteti vendor, policia dhe gjykatat nuk marrin masa, te afishohen në çdo qendër banimi emrat e të dyshuarve si agresor apo të dënuarve për dhunë seksuale. Shoqëria duhet të reagojë. Ligjet i kemi, të zbatohen“-shprehet Saimir Vishaj, avokat.

Për të mbrojtur të miturit në ndryshimet që pritet ti bëhen kodit penal është propozuar që mosha minimale e aprovimit për të kryer marrëdhënie me dëshirë të rritet nga 14 që është në 16 vjeç.TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu