Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin si datë për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Bashkinë e Himarës, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot (5 korrik) heqjen e madatit të Fredi Belerit.
Dekretimi i datës është bë pas konsultimit që presidenti Begaj pati me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin.
Siç nën me dije Presidenca, caktimi i datës 4 gusht ishte si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”, njofton Presidenca.