Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi sot në kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.

yacht hotel sarande

“Shpresoj që vitin e ardhshëm të kemi gati godinat, falë këtij investimi dhe elektrifikimin e një pjese të linjave hekurudhore. Finalizimi i projektit në tërësi është parashikuar të përfundojë 12 muaj nga momenti i miratimit të këtij projektligji dhe presidenti duhet të firmosë. ” ministri duke sqaruar se deri më tani janë realizuar 80% të punimeve të kontratës aktuale, e cila konsiston në 34 km linjë të rehabilituar midis Tiranës dhe Durrësit si dhe një linjë hekurudhore komplet e re me Aeroportin e Rinasit prej 5 km.

“Me shtesën që falë votës së kuvendit miratohet do të mundësohet ndërtimi i 8 godinave të stacioneve hekurudhore sipas standardeve më të mira europiane. Komponenti i fundit në shtesën e kredisë është mbulimi i kostove të mbikëqyrjes në vlerën prej €1.2 milionë, për arsye të zgjatjes së kontratës ekzistuese dhe shtimi i punimeve të reja për stacionet që nuk ishte parashikuar. Vlen të theksohet se ky projekt historik për Shqipërinë do kompletohet me pjesën nga Stacioni pranë kthesës së Kamzës deri në Bulevardin e ri të Tiranës dhe vlerësoj punën e Ministrisë së Infrastrukturës për të ndrequr këtë gabim në parashikimin e mëparshëm për ta sjellë trenin deri në qendrën e Tiranës. Se ishte njëri që kishte premtuar tramvaj dikur e mbani mend se nuk ju vjen më këtu dhe ma vini dhe mua në kurriz pastaj. Dhe elektrifikimi .”

Balla informoi kuvendin se këto dy komponentë shtesë janë në proces aplikimi në BE për 50 për qind të vlerës së buxhetit të tyre, për të siguruar një transport sipas standardit të BE.

“Objektivi kryesor që do të realizohet nëpërmjet amendimit të Marrëveshjes së huasë në shumën prej 40.7 milionë euro është financimi i ndërtimit të godinave të stacioneve hekurudhore dhe rregullimi i shesheve të jashtme që mos i lagë as shiu as breshëri qytetarët kur presin.”

Balla informoi deputetët edhe për disa projekte të tjera të qeverisë të cilat do të jetë Partia Socialiste forca që do t’i realizojë.

“Përveç rehabilitimit të linjës Durrës-Tiranë kemi dhe investime të tjera sikurse është linja hekurudhore Sukth-Porto Romano, linja Vorë-Hani i Hotit në kufi me Malin e Zi që ta lidhim Shqipërinë me Europën, do shkojmë dhe në Peqin me rehabilitimin e linjës Peqin-Pogradec në kufi me Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë është objektivi ynë kryesor, dhe për të cilën po punojmë përditë që t’i japim Kosovës dalje në det, që t’i japim pavarësinë përfundimtare sa i takon lidhjeve me detin. Dhe rehabilitimi i linjës Rrogozhinë-Vlorë. Tre aeroportet e vendit Rinasi, Kukësi dhe Vlora të aksesohen përmes linjave hekurudhore.

Ju nuk i keni dashur trenat! Vazhdoni në trenin tuaj! Treni i Shqipërisë është vizioni i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian” deklaroi ministri në fund të prezantimit të projektligjit për shtesën e huasë me BERZH për financimin e hekurudhave shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu