Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke larguar Belinda Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me kërkesat e SPAK, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si edhe në një klimë presioni politik brenda vendit dhe ndërkombëtar.

Sipas vendimit të kreut të qeverisë, postin e zëvendëskryeministres do ta mbajë Albana Koçiu.

Sakaq, këtë të fundit në postin e ministres së Brendshme do e zëvendësojë Besfort Lamallari.

Ndërkohë, në krye të Ministrisë së Energjitikës vendoset Enea Karakaçi.

Në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme largohet Elisa Spiropali dhe vendoset Ferit Hoxha

Toni Gogu shkon ministër i Drejtësisë, në vend të tij shkon Eriona Ismaili.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu