Deputeti socialist Erion Braçe denoncon ndotjen e madhe që ka përfshirë Liqenin Artificial të Tiranës prej disa ditësh. Pas denoncimeve të qytetarëve në rrjete sociale shpresojmë që denoncimi i Braçes të bëjë ndryshimin.
“Parku i tiranes, liqeni; ka nje ndotje masive ne siperfaqe.”- shkruan deputeti në facebook.
“Nje shtrese e trashe me nje ere te tmerrshme, te keqe,
ne anen perendimore te tij qe po perparon drejt qendres se liqenit.
Ja sic e shihni!
Mendoj qe duhet kuptuar burimi i kesaj dhe DUHET NDERHYRE se u be dite keshtu!!”