
Sot do të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, duke shënuar fillimin zyrtar të punimeve parlamentare pas zgjedhjeve të fundit.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në këtë seancë, pavarësisht diskutimeve për pjesëmarrjen apo jo në Kuvend pas pretendimeve për shkeljet në zgjedhje nga mazhoranca.
Para nisjes së punimeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi për mediat se demokratët janë në betejë.
“Ne jemi në betejë,” u shpreh shkurtimisht Noka, duke lënë të kuptohet se opozita do të vijojë të jetë aktive dhe e zëshme në Kuvend.
Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri një deklaratë me tone ironike. “Për fat të keq, jemi të bashkuar,” tha Bardhi kur u pyet nga mediat teksa hynte në sallë i shoqëruar nga deputetët e tjerë demokratë.