
Nëna 37- vjeçe nga Tirana që më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh është në ndjekje penale njofton Policia e Vlorës. Mësohet se i mituri ndërkohë ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë. Poicia thotë se punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia të Vlorës ku nëna që dyshohet se ishte e dehur ka përplasur disa herë në tokë në trotuar.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën dhe ajo i ka kundërshtuar. Mësohet se gruaja është e divorcuar.