Një 43-vjeçar nga fshati Drashovicë është vënë në pranga nga Policia e Selenicës, si autor i dyshuar i një zjarrvënieje të qëllimshme, e cila ka rrezikuar banesat dhe bagëtitë e një bashkëfshatari.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, u ndalua shtetasi Elvis Bylyshi, banues në fshatin Drashovicë.

Nga hetimet paraprake rezulton se më datë 21 gusht 2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, Bylyshi ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me shtetasin F. N., bashkëfshatar i tij. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, ndërsa janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

NJOFTIMI:
Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu