
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër aksion të përforcuar ndaj drejtuesve të mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, kthejnë natën e qytetarëve në makth. Me moto “Tolerancë zero për shkelësit”, efektivët kanë zhvilluar kontrolle të shpeshtuara në disa zona të kryeqytetit.
Bilanci i kontrolleve:
- 🛵 Janë bllokuar 23 motomjete
- 🚗 Janë bllokuar 12 automjete
- 💸 Janë vendosur masa administrative deri dhe mbi 1 milion lekë
Në fokus kanë qenë automjetet dhe motomjetet që prodhojnë zhurma të larta, kryejnë manovra të rrezikshme, dhe shkelin normat e sjelljes në trafik, duke u kthyer në burim shqetësimi për komunitetin.
View this post on Instagram
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje dhe me tolerancë zero, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë dhe qetësinë publike.
📞 Denoncimet mund të bëhen në çdo moment, me garanci për reagim të menjëhershëm dhe profesional.