Vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në bregdet dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private.

Goditet një tjetër rast i zënies së paligjshme të hapësirës publike, në zonën bregdetare të Radhimës.

Ndërtoi pa leje një beach bar dhe zuri hapësirë publike në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë dhe djali i tij 17-vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Policisë Bashkiake, gjatë kontrolleve të ushtruara më datë 19.07.2025, në plazhin e Radhimës, konstatuan në një hapësirë publike ndërtimin pa leje të një objekti të llojit “beach bar”, si dhe ushtrimin e aktivitetit privat me çadra dhe shezlongë, pa autorizimin e institucioneve përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku:
• u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë;
• u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali i tij i mitur, 17 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë.

✅ Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin bregdetar të Vlorës, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe garantimin e hapësirave të lira për pushuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu