Victoria Jones, vajza 34-vjeçare e aktorit të njohur amerikan , është gjetur e pajetë më 1 janar 2026 në një hotel luksoz në San Francisco, sipas raportimit të medias amerikane TMZ.

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e emergjencës janë thirrur rreth orës 02:52 të mëngjesit, pas një njoftimi për një emergjencë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes, 34-vjeçarja është shpallur e vdekur në vendngjarje.

Policia e San Franciscos dhe zyra e Medical Examiner kanë marrë në dorë hetimin, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Autoritetet kanë deklaruar se, deri në këto momente, nuk ka indicie për veprim kriminal.

Victoria Jones ishte vajza e Tommy Lee Jones dhe ish-bashkëshortes së tij Kimberlea Cloughley. Ajo kishte pasur disa paraqitje të vogla në kinematografi gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, duke përfshirë filma si Men in Black II dhe The Three Burials of Melquiades Estrada.

Aktori 79-vjeçar, i njohur për rolet e tij ikonike në filma si The Fugitive, No Country for Old Men dhe Lincoln, nuk ka reaguar ende publikisht për humbjen tragjike të vajzës së tij.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu