
Politikani italian dhe themeluesi i partisë Lega Nord, Umberto Bossi, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga burime parlamentare në Itali, ndërsa bëhet e ditur se Bossi ka ndërruar jetë në spitalin e Circolo në Varese.
Bossi ishte një nga figurat më të njohura të politikës italiane, i cili themeloi Lega Nord në fund të viteve ’80, duke e kthyer atë në një nga forcat kryesore politike në vend. Ai njihej për qëndrimet e forta për autonominë rajonale dhe për ndikimin e tij në skenën politike italiane për dekada me radhë.
Në vitet e fundit, Bossi ishte tërhequr nga rolet aktive politike, ndërsa drejtimin e partisë e kishte marrë Matteo Salvini, duke e transformuar Lega në një forcë politike me ndikim kombëtar.
Vdekja e tij shënon fundin e një epoke për politikën italiane dhe për historinë e së djathtës në Itali.



