Raportohet se ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi, vokalisti i grupit legjendar Ilirët.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga media online Reporteri, duke tronditur skenën muzikore shqiptare dhe admiruesit e shumtë të artit të tij.

Shemi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, artisti që i dha shpirt dhe identitet këngës që u kthye në simbol kombëtar, Xhamadani vija vija. Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte breza të tërë me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare.

Edhe pse detajet mbi shkakun dhe rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë publike, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

Shemsi Krasniqi do të kujtohet jo vetëm si një këngëtar i talentuar, por si një ikonë kulturore, një artist që me artin e tij bashkoi njerëzit dhe kontribuoi në ruajtjen e gjallë të trashëgimisë muzikore shqiptare për brezat që vijnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu