Një nga spiunët më të rëndësishëm të Luftës së Ftohtë, i cili ndihmoi në ndryshimin e rrjedhës së historisë dhe shmangien e një lufte bërthamore, ka vdekur.

Oleg Gordievsky, një ish-oficer sovjetik i KGB-së, ishte 86 vjeç.

Ai vdiq në Godalming, pasi kishte jetuar në Angli që nga dezertimi në 1985.

Policia e Surrey tha se oficerët u thirrën në një shtëpi në Godalming më 4 mars, ku një burrë 86-vjeçar u gjet i vdekur.

Bëhet e ditur se “vdekja aktualisht nuk po trajtohet si e dyshimtë”.

Gordievsky u rekrutua nga MI6 e Britanisë në fillim të viteve 1970 pasi u zhgënjye me BRSS dhe ishte spiuni më i vjetër sovjetik që dezertoi gjatë Luftës së Ftohtë.


Duke përdorur emrin e koduar Hetman, për më shumë se një dekadë raportet e tij i dhanë Britanisë njohuri për udhëheqjen sovjetike dhe KGB-në, shkruan skynews.

Në fillim të viteve 1980, paralajmërimet e tij për Perëndimin se sovjetikët kishin frikë nga një sulm i mundshëm i befasishëm bërthamor i NATO-s, e shtynë presidentin e atëhershëm të SHBA-së Ronald Regan të reduktonte retorikën e tij kundër BRSS.

Inteligjenca e tij ishte më pas vendimtare në drejtimin e Margaret Thatcher në kontaktet e saj të hershme me Mikhail Gorbachev, ngjitja e të cilit në pushtet ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1985, ndërsa ishte kreu i rezidencës së KGB-së në Londër, dyshimet se ai mund të ishte një spiun britanik e bëri atë të thirret në Moskë, ku u drogua dhe u mor në pyetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu