Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të diel në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, i njohur si burgu i Reçit.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, viktima është shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur më 23 mars 2005 në Rumani dhe banues në Shkodër.

Gjatë paradites së sotme, i riu është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, ndërsa menjëherë është njoftuar stafi shëndetësor i institucionit. Pas vlerësimit mjekësor janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe është vendosur transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë gjatë transportit dhe në urgjencën e spitalit, mjekët kanë konstatuar ndarjen nga jeta të 21-vjeçarit.

Shtetasi Deliver ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ndodhej në paraburgim prej datës 10 tetor 2024, me masë sigurimi “arrest në burg”, për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Institucioni i Burgjeve bën me dije se janë njoftuar menjëherë organet kompetente dhe se po bashkëpunohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu