
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa paraqiten në gjykatë
Arrestohet me urdhër të SPAK, Erion Veliaj
Është ndërprerë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Burime për Klan News bëjnë me dije se seanca do të rifillojë në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen.
“Avokatët kanë kërkuar të lexojnë 66 fashikujt hetimorë deri në këtë fazë”, raporton gazetarja Glidona Daci.
Në ambientet e Gjykatës së Posaçme po shqyrtohet masa e sigurisë edhe ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa dhe biznesmenëve të tjerë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me grupin parlamentar të PS-së foli jo vetëm për çështjen “Veliaj”, por edhe me atë çfarë po ndodh aktualisht me institucionet e drejtësisë.
/tvklan.al