Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shërbimit të IT në të gjithë botën, shkruan BBC.
Fluturimet janë ndaluar në aeroportin e Sidneit dhe United Airlinest ka ndaluar fluturimet. Gjithashtu platforma e bursës së Londrës ka shfaqur gjithmonë ndërprerje të sistemit.
Microsoft tha se po ndërmerr veprime pas problemeve në shërbim, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Janë prekur edhe linjat e trenave në Mbretërinë e Bashkuar. Aeroporti i Berlinit po përjeton vonesa në check-in për shkak të një “defekti teknik”.
Në Spanjë është raportuar për një “incident” në të gjitha aeroportet e vendit.
Klientë të shumta kanë raportuar se nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre bankare ./Shqiptarja.com