Ndalohet përkohësisht lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, nga ferma në fermë, shtegtimi dhe kullotja në kullota, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ndalohet përkohësisht tregtimi i dhenve dhe dhive në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise të hapura, panaire dhe grumbullime të tjera në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lejohet lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar.

Vendimi vjen pas shpërthimit të murtajës te bagëtitë e imëta./Gazeta shqip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu