Një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministëri i qeverisë së Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Bukoshi vdiq pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore dhe ka jetuar e është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Bujar Bukoshi u emërua Kryeministër i qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë. Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova./Lapsi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu