Çmimi Nobel për Fizikë iu dha John Hopfield dhe Geoffrey Hinton, pionierë të studimeve mbi rrjetet nervore artificiale dhe te kompjuterët të aftë për të mësuar në mënyrë autonome.
Revolucioni i rrjeteve nervore artificiale
“Të kuptuarit e kompjuterëve ka qenë prej kohësh i rëndësishëm për shkencën, sepse na lejon të analizojmë sasi të mëdha të dhënash. Hopfield dhe Hinton përdorën mjetet e fizikës për të hedhur themelet për zhvillimin aktual të të kuptuarit automatik. Aftësia e kompjuterëve për të kuptuar në mënyrë autonome, bazuar në rrjetet nervore artificiale, po revolucionarizon sot shkencën, inxhinierinë dhe jetën e përditshme”, ishte motivimi për çmimin.
Hopfield është një shkencëtar amerikan që jep mësim në Universitetin Princeton. Hinton, një profesor kanadez në Universitetin e Torontos, i kontaktuar me telefon, parashikon se inteligjenca artificiale “do të ketë pasoja për njerëzimin të krahasueshme me revolucionin industrial. Do të ketë pasoja jashtëzakonisht pozitive, do të kemi mjekësi më të mirë dhe do të mund të punojmë me një asistent artificial që do të na bëjë më produktivë. Megjithatë, mund të ketë edhe pasoja negative nëse makinat arrijnë t’i shpëtojnë kontrollit tonë.”
Në mars të vitit të kaluar Hinton u largua nga Google, ku kishte punuar për dhjetë vjet, sepse nuk ndihej i lirë të fliste për rreziqet e inteligjencës artificiale. “Unë u largova që të mund të flas për rreziqet e tij,” shpjegoi ai “Tani për tani, makinat nuk janë më të zgjuara se ne, me sa di unë.”

“John Hopfield, shpjegoi Akademia Mbretërore e Shkencave ka krijuar një memorie shoqëruese që mund të ruajë dhe rindërtojë imazhe dhe elementë të tjerë të përsëritur në të dhëna. Geoffrey Hinton shpiku një metodë që mund të identifikojë në mënyrë autonome vetitë brenda të dhënave, për të kryer detyra të tilla si identifikimi i elementeve specifike brenda imazheve.”

yacht hotel sarande

Si zgjidhen fituesit
Vitin e kaluar çmimi ishte tërësisht evropian: Pierre Agostini (francez), Ferenc Krausz (austro-hungarez) dhe Anne L’Huillier (franko-suedeze) e fituan atë. Ata gjeneruan impulse drite të matshme në inattosekonda, më të shkurtërat e krijuara ndonjëherë nga njeriu, për të vizualizuar atë që ndodh brenda atomeve dhe molekulave.

Fituesit e çmimit Nobel në Fizikë zgjidhen nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, e cila është e vendosur në Stokholm. Përzgjedhja nis nga një listë e kandidatëve të hartuar gjatë vitit në bazë të sugjerimeve të dhjetëra ekspertëve të disiplinës (emrat e tyre nuk bëhen të ditur) dhe fituesve të edicioneve të mëparshme.

Menjëherë pas shpalljes së emrave, sekretari i akademisë merr në telefon laureatët duke i zënë shpesh në gjumë, në klasë apo duke punuar në laborator.

Nobelët e tjerë
Çmimi i Mjekësisë iu dha të hënën biologëve amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e mikroARN-ve, molekula të afta për të ndezur dhe fikur gjenet e duhura në qelizat e duhura. Të mërkurën radha është e Kimisë, të enjten është programuar Letërsia dhe të premten Paqja. Për ekonominë do të duhet të presim deri të hënën e ardhshme. Çmimi kap vlerën e 11 milionë korona suedeze, 967 mijë euro, të cilat duhet të ndahen mes fituesve.
Çmimet janë dhënë që nga viti 1901 për shkencëtarët që “kanë kontribuar në mirëqenien e njerëzimit”, sipas dëshirës së shpikësit suedez Alfred Nobel, babai i dinamitit, që donte të kujtohej jo vetëm për faktin se i kishte lënë trashëgim botës jo vetëm eksplozivin e fuqishëm. Pas shpalljes, fituesit do të ftohen në një ceremoni çmimesh në Stokholm, së bashku me mbretërin suedez. Darka gala është planifikuar për më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu