Zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah, ka shprehur zhgënjimin e saj për aksionet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit ku u mbyllen komunat paralele.
Përmes një postimi në platformën X, Farah Dakhlallah tha se aksionet e djeshme në veri të Kosovës ishin të pakoordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve se do të ketë koordinim.
“Jemi shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura [nga autoritetet e Kosovës] për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të implementuar mandatin e tij në kuadër të Rezolutës së OKB-së për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Zëdhënësja e NATO-s.
Edhe Bashkimi Evropian tha gjatë ditës se është “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se aksioni i 30 gushtit, i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri të Kosovës, “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”.
Sipas tij, ky aksion “mund të çojë në përshkallëzim të mëtejmë të situatës veçse të paqëndrueshme”.
Aksioni i 30 gushtit është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë shprehur shqetësimet për veprimet “e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës. Uashingtoni ka thënë se këto veprime pasqyrojnë përkeqësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës./Telegrafi/
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu