E aksesueshme nga të gjithë në teori, por e pamundur në realitet. E gjithë historia e njerëzimit llogaritet me 200 mijë tonë ar të grumbulluar në total, 100 herë më pak sesa sasia që ka në ujëra. Por në bërthamën e Tokës gjenden triliona tonë
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumëFoto ilustruese
Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se oqeanet janë shtëpia e rezervës më të madhe natyrore të arit në botë, e cila është e arritshme, në teori, për të gjithë.
Në fakt, vlerësohet se pothuajse 20 milionë tonë ar treten në ujin e detit. Megjithatë, përqendrimet e këtij metali treten në një masë shumë të madhe uji, duke e bërë shfrytëzimin e tij shumë kompleks.
Për ta kuptuar më mirë këtë, në historinë e njerëzimit rezulton se janë mbledhur vetëm rreth 200 mijë tonë të këtij metali të çmuar, që është 100 herë më pak se sasia që përmbahet në dete dhe oqeane. Megjithatë, rezerva më e madhe e arit, edhe pse e paarritshme, gjendet në bërthamën e Tokës, ku sipas gjeologut australian Bernard Wood, ka rreth triliona tonë.
Sfidat teknologjike janë shumë të mëdha për nxjerrjen e arit në këto zona dhe megjithëse teknologjia ka përparuar ndjeshëm, është ende shumë e kushtueshme nxjerrja e këtij lloji të materialeve të tretura. Për sa i përket dyshemesë së oqeanit, këto përmbajnë edhe pasuri më të aksesueshme, veçanërisht në depozitat e sulfurit hidrotermal, që çlirojnë minerale nga thellësitë e tokës në Papua Guinea e Re, e cila lëshoi lejen e parë të minierave nënujore në botë në 2017-ën e kaluar.
Ky lloj eksplorimi mbart një numër të madh rreziqesh për ekosistemet detare, shumë prej tyre ende të panjohura dhe madje të cenueshme. Çdo vit, secila prej këtyre nxjerrjeve mund të shkatërrojë qindra kilometra katrorë të habitateve detare, duke alternuar zinxhirët ushqimorë./shqiptarja