Napoli është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Italisë.

Napoletanët triumfuan 2-0 ndaj Milanit, në ndeshjen e luajtur në Riad.

Pjesa e parë u vendos nga një gol i Neres, i realizuar në minutën e 39-të.

 

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan por nuk u treguan dot konkret.

Ekipi i Contes dyfishoi shifrat me Hojlund, në minutën e 62-të, duke “vulosur” suksesin.

Napoli do përballet në finale me fituesin e çiftit Bologna-Inter./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu