Përfshihet në konflikt për motive të dobëta, kandidati në listën e sigurt të PD, Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, me një shofer kamioni.

Sipas të dhënave, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Pamjet

Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime.
Sipas të dhënave, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.

Nga pamjet e siguruara, duket që deputeti Bledion Nallbati godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet rasti dhe çështja do të dërgohet në prokurori.

Vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Altin Nallbati, në vitin 2016 është proceduar për dhunë ndaj policëve, ndërsa në vitin 2023 është rrahur nga dy qytetarë në Miras, pasi i kërcënoi sepse nuk merrnin pjesë në mitingjet e PD, asokohe për zgjedhjet vendore.

Ndërkohë i përfshirë gjithashtu në konflikt, Elvis Hajderlli, allias Romeo Hajderlli, ish kandidati me dy emra për bashkinë Devoll në 2023, është dënuar me 6 muaj burg ose gjobë ne vitin 2006 në Selanik./abcnews.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu