
Ngacmimi me thirrje dhe mesazhe të përsëritura: Gjykata e Lartë konfirmon dënimin për një burrë
Një burrë u dënua për ngacmim dhe sjellje të padëshiruar ndaj ish-partneres së tij, pas tentativave të përsëritura për ta bindur të rikthehej me të. Ai e kishte kontaktuar ish-partneren me dhjetëra mesazhe dhe thirrje telefonike çdo ditë, për një periudhë prej dy javësh.
Sipas gjykatës, mesazhet dhe thirrjet, edhe pse nuk përmbanin kërcënime apo fyerje, ishin të përsëritura, të padëshiruara dhe të bezdisshme, duke përbërë kështu një shkelje të privatësisë dhe lirisë personale të viktimës.
Në gjykimin e parë, burri u dënuar për “ngacmim e shqetësim” nga Tribunali i Vibo Valentia. Viktima kishte paraqitur screenshot të mesazheve dhe thirrjeve, duke provuar ngacmimin e vazhdueshëm nga ana e tij.
Mbrojtja e të akuzuarit pretendoi se nuk kishte prova që kontaktet kishin ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike të ish-partneres, dhe theksoi se ajo nuk kishte bllokuar numrin e tij. Megjithatë, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin, duke argumentuar se veprimet e tij ishin të motivuara nga qëllime të padëshiruara dhe të bezdisshme, duke përbërë një ngacmim të qëllimshëm.
Gjykata theksoi se nuk ka rëndësi nëse efektet psikologjike ishin të përkohshme apo të qëndrueshme, dhe as fakti që viktima nuk bllokoi mesazhet nuk e përjashton përgjegjësinë e tij.